ARRSH: Shi dhe borë gjatë natës, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

ARRSH: Shi dhe borë gjatë natës, ja si paraqitet gjendja e rrugëve

09:05, 12/02/2019
A+ Aa A-

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore, njoftoi arrsh.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore.  Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin. 

Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. 

Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.

Në rajonin verior Shkodër: Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Qarkullohet me zinxhir në rrugët:

Ura e Cerenecit - Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht - Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco