Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

FOTO/ Kush e ka parë? 16-vjeçarja kosovare dyshohet se ndodhet në Shqipëri

FOTO/ Kush e ka parë? 16-vjeçarja kosovare dyshohet se ndodhet në Shqipëri

08:41, 12/02/2019
A+ Aa A-

Familja Guri nga komuna e Kaçanikut në Kosovë, përmes rrjete sociale kanë kërkuar ndihmë për vajzën e tyre, Viola Gurin 16-vjeçare e cila është zhdukur nga dita e djeshme.

Nëna e saj ka bërë të ditur se vajza ka dalë nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit dje, njofton Gazeta Express. Një ditë para se ajo të zhdukej, vajza ishte sjellë në shtëpi  nga Policia e Kosovës, që e kishte kapur duke tentuar të kalojë kufirin. Prej këtu nisin dyshimet se mos sërish ajo ka provuar të vijë në Shqipëri. 

Familja ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund ta kenë parë që të lajmërojnë policinë ose familjen në numrin e telefonit.+38345612208.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco