Arrestimi i policit në Malësi të Madhe/ Dalin detaje të reja

Arrestimi i policit në Malësi të Madhe/ Dalin detaje të reja

23:26, 11/02/2019
A+ Aa A-

Disa orë pas arrestimit të policit në Malësi të Madhe, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një 15-vjeçareje, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i SHÇBA, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas SHÇBA, në vlerësim të veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ‘Ngacmim seksual’.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) duke marrë shkas nga publikimi në media i një materiali video ku një punonjës policie shfaqet duke kryer veprime të turpshme, në vleresim te veprimeve paraprake hetimore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Berhan Bajrakurti, specialist i Policimit në Komunitet në Gruemirë të Malësisë së Madhe i dyshuar per vepren penale ‘Ngacmim seksual’.

Nga hetimet rezulton se materiali video është regjistruar ne ambjent te mbyllur (banesa personale) kjo e dokumentuar nga kqyrja e baneses.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar dhe kqyrur aparati i telefonit me te cilin dyshohet se ka kryer komunikimin. Nga verifikimet e kryera nga SHÇBA, nuk u evidentuan fakte dhe rrethana, të cilat provojnë se ka patur një ankesë drejtuar në Polici nga ndonjë shtetas per rastin ne fjale. Per kete rast po hetohet nga sektori per Krimet Kompjuterike per identifikimin e personit dergues te mesazhit dhe videos qe u dergua per publikim ne medie.

SHÇBA nxit dhe inkurajon personin denoncues apo këdo që ka dijeni për rrethana apo informacione per kete rast apo raste te tjera te denoncojë duke u garantuar anonimatin dhe dhënien e mbrojtjes së menjëhershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco