Me thikë në dorë, shqiptari merr peng familjen

Me thikë në dorë, shqiptari merr peng familjen

22:03, 11/02/2019

Një 28-vjeçar shqiptar në Parma, i njohur në zonë për problemet e tij nga alkoolit dhe droga, ka marrë peng familjen e tij, duke kërcënuar dhe sulmuar prindërit e tij me thikë.

Sipas asaj që raportojnë mediat përtej Adriatikut, i riu shqiptar ka përdorur një thikë kuzhine për të frikësuar për vdekje nënën dhe të atin.

As ndërhyrja e të vëllait nuk ka mundur të qetësojë shqiptarin, ndërsa prindërit janë larguar me shpejtësi nga banesa deri në mbërritjen e forcave të rendit, raporton SYRI.net.

Karabinierëve të komandës së Parmës i është nevojitur një kohë e gjatë për të bindur të riun shqiptar të dorëzohet.

Ende nuk dihen arsyet që e çuan shqiptarin drejt një akti të tillë, ndërsa mbi rëndon akuza e kërcënimit me jetë dhe dhunës në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco