3 pistat/ Dyshimet pse u dhunua zv/ Dekani i Infermierisë

3 pistat/ Dyshimet pse u dhunua zv/ Dekani i Infermierisë

15:18, 11/02/2019
A+ Aa A-

Mjeku i cili u dhunua dje në vendin e punës është Genti Stroni infeksionist në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Për këtë akt të tillë kanë reaguar edhe QSUT por edhe policia e shtetit e cila ka nisur një hetim dhe ka proceduar penalisht autorin e dyshuar të ngjarjes i cili mendohet së është i afërmi i një pacineti

Ai është shpallur në kërkim ndërkohë që Policia e Shtetit, shpjegojnë burime, po heton intensivisht për këtë ngjarje.

Në të gjithë vorbullën e mjeteve të mbledhura hetuesit janë përqendruar në tre pista të cilat mendojnë se do të zbardhin ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë.

Mjeku Genti Stroni është edhe Zv Dekani i Fakultetit të infermerise dhe hetuesit e kanë venë si pistë edhe këtë, për ndonjë shkak apo arsye pune.

Farmacia ne pronesi te tij është filmuar nga emisioni Stop duke dhënë një ilaç që duhet te ishte në spitale por që u gjend vetëm. pas ndërhyrjes së tij.

Policia shpjegojnë burimet dyshon gjithashtu edhe tek ndonjë sherr që ka të bejë me punen e mjekut në urgjencën spitalore.

Këto janë tre pistat në të cilat po përqëndrohet vemendja e hetuesve për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

asd11/02/2019 17:50

Ne spitale mjeket jane kthyer ne mafie. Para disa kohesh pata vete nje rast ku me keqardhje vura re degradimin e plote ne spital, ku mjeku ngulmonte te merrte leket per nje nderhyrje te vogel per nje fistul ne fundshpinen e djalit tim minoren. 10 min nderhyrje, kerkoi ne menyre te hapur leke. I dhashe 50.000 (te vjetra). Jane shume pak me tha. - Mos harro te kalosh edhe tek anestezisti, te pakten. Nuk e pagova anastezistin dhe u largova nga spitali. Doktori me merrte ne tel duke insistuar. Kur ju pergjigja me beri "rezil". Turp te kesh - me tha- Nuk eshte kjo menyra qe operojme me njerezit. TA kisha ditur qe do silleshe keshtu nuk te kisha marre persiper dhe te shikoje si do vije verdalle; Kur shkoja te nesermen per mjekimet post operatore me bene bllokade gjithe mjeket e repartit dhe infermieret. Kapo infermieri i tha djalit :"Njerez budallenj, prisni perjashte deri kur tju therras une". Kjo ndodhi pasi djali tentoi ti thoshte pse futeshin pa respektuar radhen njerez te tjere te shoqeruar me lloj lloj infermieresh!? Me shkoi mendja per tu ankuar, por kur shikoja situaten ishte krejt deluzionuese dhe humbje kohe. Pas kesaj nuk shkuam me per mjekimin post operator. Morem nje infermier me pagese.

Shto koment

Denonco