Del VIDEO, shihni perversitetin e Shefit të Policisë ndaj minorenes

Del VIDEO, shihni perversitetin e Shefit të Policisë ndaj minorenes

13:48, 11/02/2019
A+ Aa A-

Publikohet nga mediat, video skandali, ku shefi i Policisë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, shfaqet duke u masturbuar para kamerave. Ai u arrestua për ngacmimin e një të miture 15 -vjeçare në fshatin Gruemirë të Shkodrës. 

Nën video, dëshmia e nënës së të miturës, e cila ka guxuar ta denoncojë rastin në Policinë e Shkodrës, por jo vetëm që nuk ka gjetur mbështetje nga strukturat e atjeshme, por është kërcënuar për të mos u marrë me malësorë, se ata janë " të paprekshëm'.

Ky rast skandaloz bëhet i ditur vetëm javë pas zbardhjes së tjetër abuzimi me minorenë, rastit të vajzës 13-vjeçare në Kavajë.    

Rrëfimi i nënës:

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere.

Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shtetasi Berhan Bajrakurti.

Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente. 

Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë.

Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra.

Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik.

Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros. 

Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam.

Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me malësor se janë të paprekshëm”. /Newsbomb.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay12/02/2019 02:37

Ska gje dhe sokol perballa e beri kete e ja ku eshte. Nese cudia ne e madhe zgjat 3 dite, ne shqiperi zgjat as 3 ore. Shqiptaret votuan dhe ramen qe doli me palle perjashta.

Taku11/02/2019 19:43

Domethen ky eshte llesh leshi duke karikuar kallashin !

asd11/02/2019 17:28

Ankohuni tek Rama, por... mos hyni pa trokitur.

Qytetar11/02/2019 15:24

Ta befshin me vajzen gruan dhe motren ate qe bere ti o pleh!!!

Goni11/02/2019 15:23

Ne nje nga intervistat e para te ministrit te brendshem te sapo emeruar thoshte se " Mua si minister do te me shifni te fytyra e policeve,si te jene ata, ai jam une. Nqs do ti shihni policet me krimin dijeni qe jam une me krimin, nqs do i shihni policet te dehur dijeni qe po pi une, nqs i shihni policet te pasjellshem dijeni se po sillem une....ata do te jene fytyra jone dhe ata do te na perfaqesojne ne " . Si i bie tani qe ministri ka fillu tu bo sex online ???????

Tani11/02/2019 15:14

Kjo eshte policia qe krijoji rilindja hoqi te gjithe ata qe u trajnuan nga vendent e BE dhe u zvendesuan me halabak krimineli hajdut dhe pervers te Tille.

adi11/02/2019 14:49

nqs.shikoni nje polic qe mer ryshfet,ai jam une.....keshtu tha ministri i ri kur do emerohej,po tani ky kush eshte????

Shkodran11/02/2019 14:42

Ca do kete Rama tani per te thene...a thua gropa e Spiropalit do e mbuloj dhe kete...?

Gjovalini11/02/2019 14:06

Dhe tani sme ngelet gje tjeter, vetem me qesh tha plaku mere, gjylja e madhe ra, o zot. Ky eshte nje nga te mijtet qe ka policia te tille, preversa, deri me palce. Jo rastesisht, kurre, te tille jane te tere, jane tu e marr veten, jane te paprekshem, ka pese vjet sleviz kush, vjedhin, krijojne konflikte, sterlodhin qytetaret e mjere, dhe si prek kush. Por prape sdo te ndodhi asgje, se smund ti godasim, jane tanet, demtoet imazhi, seshte koha, dhe ata reabilitoen perseri. Fund.

Shto koment

Denonco