Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Dhunoi mjekun në detyrë, procedim penal 45 vjeçarit, detajet e policisë

Dhunoi mjekun në detyrë, procedim penal 45 vjeçarit, detajet e policisë

11:17, 11/02/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme një person ka dhunuar mjekun roje të Urgjencës së Spitalit Infektiv në kryeqytet.

Ndëkohë që për këtë rast dhune ka patur reagime të shumta

Policia e shtetit ka dhënë detaje të ngjarjes sipas të cilës ka fillur procedimi penal për veprën  "Goditje pë shkak të detyrës",  në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë/

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4,  filloi procedimi penal për veprën penale "Goditje pë shkak të detyrës",  në ngarkim të shtetasit A.M, 45 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 13:30, të datës 10.02.2019, pasi ka shkuar për të vizituar një të afërmin e tij që ndodhej  i shtruar në  spital, në ambientet e urgjencës së Spitalit Infektiv, ka goditur me grusht për shkak të detyrës, mjekun e urgjencës. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, pasi kanë marrrë njoftim kanë shkuar menjëherë në ambjentet e urgjencës ku dhe kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale.

Shtetasi A. M., pasi kishte goditur mjekun ishte larguar nga spitali dhe po vijon puna nga ana e Policisë për gjetjen dhe ndalimin e tij.

Materialet proceduriale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco