Pedagogu shqiptar kapet me studenten në motel: Kurth, duan të më eliminojnë!

Pedagogu shqiptar kapet me studenten në motel: Kurth, duan të më eliminojnë!

13:25, 10/02/2019
A+ Aa A-

Një pedagog i Ekonomisë në universitetin e Pejës  është pezulluar nga detyra pasi është vërtetuar se ka shkuar me një studente në motel. Vendimin për pezullimin e I.K. e ka marrë Komisioni i Etikës në Universitetin e Pejës.

Në tetor të vitit 2018, pedagogu pranoi se kishte shkuar me studenten e tij në motel “vetëm për të pirë kafe”, por ai deklaroi se ishte “pre e një organizimi kriminal brenda universitetit”.

Këshilli i Etikës i këtij universiteti ia ka dhënë këtë masë ndëshkuese  profesorit I.K.  pasi vitin e kaluar kishte shkuar në motel me një studente, ku pastaj ishte legjitimuar nga policia e Kosovës.

Masën e pezullimit ndaj tij e ka konfirmuar për Gazetën Express rektori Fadil Millaku. 

“Profesori në fjalë është në parapërjashtim. Kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikës e ka marrë vendimin dhe ai është në parapërjashtim”, ka thënë Millaku të dielën.

Ndërkohë, Universiteti i Pejës nuk e ka publikuar vendimin në uebfaqen e universitetit. Ky rast po vazhdon të trajtohet nga Prokuroria Themelore e Pejës; prokurori i çështjes ka lëshuar autorizim për ta investuar studenten , profesorin si dhe dëshmitarët e mundshëm.

Këtë e tha të dielën prokurori përgjegjës për komunikimin me mediat në Prokurorinë e Pejës, Ersan Qavolli. Ai shtoi se prokuroria është në fazën e grumbullimit të informacioneve.

“Rasti po trajtohet në Prokurorinë Themelore të Pejës; prokurori i rastit ka lëshuar autorizimin për intervistim të së dëmtuarës, dëshmitarëve, nëse ka, dhe të dyshuarit. Tani jemi në fazën e grumbullimit të informatave dhe pasi t'i pranojmë të gjitha deklaratat, atëherë do të vendoset për procedim të mëtejmë të këtij rasti. Autorizimi është për intervistim”, ka shtuar Qavolli.

Profesori i akuzuar i universitetit “Haxhi Zeka”, I.K, gjatë ditës së sotme nuk qe e mundur të kontaktohej me telefon. Pas thirrjes së parë telefonike, numri i tij nuk qe më në dispozicion.

Për këtë rast, Gazeta Expres  ka raportuar në tetor të vitit të kaluar. Pedagogu I.K. kishte pohuar se ka shkuar në motel me studenten për të pirë kafe. Ka thënë se ky ka qenë skenar i dikujt tjetër për ta eliminuar.

Profesori kishte treguar për Gazetën Express se posa ishin ulur të pinin kafe në motel, një patrullë policore i kishte legjitimuar të gjithë mysafirët, të cilët ishin duke pirë kafe.

“Absolutisht që jam i pafajshëm, as s’kam marrë kurrë një ftesë as prej hetuesisë, as prej prokurorisë. Me iniciativë timen kam kërkuar sqarim në Prokurorinë e Pejes. Dekani i atij fakulteti, kjo është publike se i kam shkruar me dhjetëra emaile për shkelje, abuzime, avancime jo të rregullta akademike.

“Unë ta kisha ditur që ishte studente e “Haxhi Zekës” se kisha takuar jashtë”, ka thënë ai.

Por, pse shkoi me studenten në motel?

Profesori kishte thënë se nuk e kishte ditur se ajo ishte studente në Pejë dhe as e UP-së. kërkesa e saj kishte qenë për ta ndihmuar për t'i vazhduar studimet jashtë shtetit dhe se studentja i kishte shkruar në Viber, ndërsa vendin e takimit, motelin, thotë se e zgjodhën instinktivisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

taulant balla10/02/2019 13:38

ah,more profesor,behet shaka me rere e me guricka,por jo duke futur loqen tek picka

Shto koment

Denonco