Përleshje masive në Tiranë

Përleshje masive në Tiranë

22:42, 09/02/2019
A+ Aa A-

Një sherr masiv ka ndodhur në Kamzë.

Katër persona janë përplasur me grushte dhe sende të forta me një person tjetër.

Gjatë ditës së sotme Policia e Tiranës ka bërë me dije janë identifikuar dhe janë proceduar penalisht 4 të rinjtë të cilët shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri -tjetrin.

‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, identifikuan, shoqëruan dhe proceduan penalisht, shtetasit e përfshirë në konflikt , konkretisht D.  Q., E. K., Z. C., dhe H. C.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 08 shkurt 2019, në qendër Kamëz, për motive të dobëta, shtetasit E. K., Z. C., dhe H. C., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D. Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, konflikt i nisur nga shtetasi D. Q., më parë’, njofton policia.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco