Vrasja në Pukë, identifikohet autori/ Ja emri

Vrasja në Pukë, identifikohet autori/ Ja emri

09:29, 09/02/2019
A+ Aa A-

Është identifikuar autori i vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pukë.

Ai është Enderis Doda, 25 vjeç. Burime nga policia thanë se vrasja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, ndërsa i riu i cili është në kërkim e ka shkrepur nga pakujdesia armën.

Petrit Biba, fillimisht mbeti i plagosur me armë zjarri, por ka ndërroi jetë në Spitalin e Shkodrës.

I riu nga fshati Rubik i Mirditës u plagos rreth orës 20:25, në afërsi të hidrocentralit në fshatin Vrrithë, në Pukë.

Ai u nis në gjendje të rëndë drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë më të specializuar mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën pak kohë më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco