Kapet shqiptari që kërkohej në gjithë Europën/ Ja çfarë e tradhtoi

Kapet shqiptari që kërkohej në gjithë Europën/ Ja çfarë e tradhtoi

16:40, 06/02/2019
A+ Aa A-

Jetonte në Francë prej vitesh por edhe pse mbi kokë ‘i qëndronte’ një mandat arresti ndërkombëtar, bridhte gjithë Evropën.

Fati e braktisi shqiptarin 54-vjeçar në Pescara, ku u zbulua nga policia kufitare në aeroport dhe u arrestua.

Tashmë ai duhet të kryejë një dënim 5-vjeçar të vendosur nga Gjykata e Tiranës, e cila e ka shpallur fajtor për mashtrim financiar.

Agjensia ANSA bën të ditur se shqiptari mbërriti bashkë me familjen nga Brukseli në Pescara, për të vizituar të afërmit në L'Aquila.

Ai u duk si person i dyshimtë për policët në aeroport. 54-vjeçari, me leje qëndrimi të rregullt në Francë, me pasaportë shqiptare e me një vizë britanike në të, u befasua nga prania e policisë ndonëse udhëtonte brenda zonës Schengen, ku nuk parashikohen kontrolle sistematikë.

Pavarësisht dokumentacionit që zotëronte, operatorët verifikuan të gjitha të dhënat në sistem dhe ato të Interpolit, deri sa rezultoi se ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dënim të vendosur më 2015.

Qytetari shqiptar u identifikua falë dokumentacionit fotografik të Interpolit, u arrestua dhe u dërgua në qeli në pritje të procedurave të ekstradimit në vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco