Shpëton nga vrasja patrulla e policisë në Korçë/ Ja çfarë ka ndodhur

Shpëton nga vrasja patrulla e policisë në Korçë/ Ja çfarë ka ndodhur

15:41, 06/02/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku vetëm fati i ka ndihmuar një patrullë policie që kishte shkuar për të shuar një sherr.

Burime nga policia thanë se, është arrestuar 69-vjeçari me inicialet G. Xh., i cili ka drejtuar kallashnikovin drejt patrullës së policisë, por për fat të mirë në momentin e fundit arma është bllokuar duke mos realizuar qitje.

Ky ka qenë momenti kur policia ka ndërhyrë dhe ka bërë arrestimin e të moshuarit.

Image

Ja ngjarja e ndodhur dje në Korçë:

Një ditë më parë është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen numër 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një person tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G. Xh., 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. H., 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G. XH ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë, por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit’. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale ‘Vjedhja’ dhe ‘Dhuna në familje’.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco