Do merrte armën të qëllonte policët, arrestohet korçari. Emri

Do merrte armën të qëllonte policët, arrestohet korçari. Emri

14:28, 06/02/2019
A+ Aa A-

Një përson ka tentuar të vrasë punonjësit e policisë por është prangusr nga forcat blu.
 
Ai është rreth 69-vjeç dhe ka qenë në gjendje të dehur kur ka reaguar.
Policia ka ndërhyrë pas një sherri dhe ai ka tantuar të shkojë në banësë që të merrte një armën.
Pasi polcia ka shkuar në banesën e 69 vjeçarit aty kane gjetur një armë.
 
Ja njoftimi i plotë i policisë:

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vrasë me armë zjarri punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ndërhynë për të neutralizuar konfliktin e këtij shtetasi, me një shtetas tjetër.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik si dhe municion luftarak.

Më datë 05.02.2019, është marrë një telefonatë ku është kërkuar ndihma e Policisë në lagjen nr 4 në Korçë, pasi një shtetas në gjendje të dehur po konfliktohej me një shtetas tjetër, duke sjellë shqetësim tek banorët.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi G.Xh, 69 vjeç, në gjendje të dehur, ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A.H, 47 vjeç, të dy banues në këtë lagje duke u bërë shqetësim për banorët, ku shtetasi G.XH ishte larguar menjëherë për në banesë ku dyshohet se do merrte një armë zjarri.

Në momentin që shërbimet e Komisariatit Korçë janë drejtuar për tek banesa e tij, 69 vjeçari u ka drejtuar armën e zjarrit automatik, duke tentuar të qëllonte në drejtim të punonjësve të policisë por fatmirësisht arma u bllokua duke mos realizuar qitjen.

Policia ka neutralizuar autorin duke bërë arrestimin e tij në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. Shtetasi i lartpërmendur, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 88 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco