Edhe pse ajo e mbante me bukë, ai e mbyllte brenda në shtëpi nga xhelozia deri sa i mori jetën!

Edhe pse ajo e mbante me bukë, ai e mbyllte brenda në shtëpi nga xhelozia deri sa i mori jetën!

14:05, 06/02/2019
A+ Aa A-

“Edhe pse vetëm ajo punonte dhe ai e mbyllte brenda në shtëpi nga xhelozia, ai sërish i morri jetën”. Kjo është në pak fjalë, sipas gjitonëve të çiftit, përmbledhja e tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku 57 vjeçari Teodor Lera vrau bashkëshorten 45 vjeçare Eva Lerën.

Për mediat lokale, fqinjët e familjes që jetonte në katin e parë të një banese fare pranë komisariatit të Vlorës, kanë treguar se Teodor Lera  ishte gjithmonë  i papunë dhe shumë xheloz për gruan e tij, aq sa nuk e linte, as të dilte nga shtëpia. Njëra ndër fqinjët e familjes ku ndodhi krimi i rëndë, u shpreh se Eva e ndjerë punonte pranë banesës në një dyqan ku shiste rroba të përdorura dhe ishte ajo, që e mbante të shoqin.

“Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ai ishte shume xheloz. Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krihte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e Brenda në shtëpi”, tha ajo për kamerat.

Familja Lera ishte e përbërë prej 5 anëtarësh. Burrë e grua kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajza e madhe dhe djali punonin jashtë shtetit ndërsa e vogla ndodhej me studime në Tiranë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco