15 aplikime për SPAK, KLP shtyn afatin dhe me 2 javë

15 aplikime për SPAK, KLP shtyn afatin dhe me 2 javë

13:50, 06/02/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shtyn me disa ditë afatin e pranimit të aplikimeve për SPAK deri më 21 shkurt.

Vendimi është marrë me 10 vota pro ndërsa kundër ka votuar vetëm nënkryetari i KLP, Alfred Balla.

Ndërkohë sot iu shtuan edhe dy kandidate listës së konkurrentëve për tu bërë pjesë e SPAK.

Së fundmi ka aplikuar prokurorja Dorina Bejko dhe prokurorja Vate Staka.  

Gara për SPAK u hap nga KLP më 7 janar dhe deri tani, bashkë me Bejkon, kanë aplikuar 15 kandidatë.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do ketë në trupën e saj 15 anëtarë.

Ja lista e plotë e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK

Dorina Bejko

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

Arben Kraja 

Vladimir Mara 

Dritan Prençi 

Klodian Braho 

Besnik Muçi 

Anton Martini 

Eneid Nakuçi 

Edvin Kondili 

Anton Martini 

Eugen Beci

Dolorez Musabelliu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco