Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

VIDEO/ Krimi në familje në Vlorë. Ja çfarë thotë policia

VIDEO/ Krimi në familje në Vlorë. Ja çfarë thotë policia

13:02, 06/02/2019
A+ Aa A-

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.

Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.

Ndërkohë Burri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pasur shumë humbje gjaku.

Viktima mësohet se është 45-vjeçarja, Eva Lera ndërsa autori Teodor Lera 57 vjeç. Bashkëshortët Lera ishin prindër të tre fëmijëve. Nuk dihet nëse ata kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Informacioni paraprak i policisë:

"Sot rreth orës 12:10, në lagjen "Kushtrimi", në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes"

Mësohet se bashkëshortët kanë pasur konflikte të mëhershme dhe burri ka qenë i proceduar më parë për dhunë në familje.

Çifti i bashkëshortëve janë prindër të tre fëmijëve. Vajzë e djalë i kanë në Amerikë dhe Angli, ndërsa një vajzë tjetër studente në Tiranë.

Policia eshte e shumtë në numër  në vendngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco