VIDEO/ Dalin pamje të reja, kur shqiptari shkon në shtëpinë e Topaloudi

VIDEO/ Dalin pamje të reja, kur shqiptari shkon në shtëpinë e Topaloudi

15:48, 05/02/2019
A+ Aa A-

Mediat greke kanë publikuar pamje të reja të kamerave të sigurisë kur shqiptari Aleksandër Luca shkon në banesën e studentes Eleni Topaloudi mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 para se kjo e fundit të dhunohej dhe të vritej.

Kamerat pranë shtëpisë së studentes në ishullin Rodos kanë filmuar momentin kur 20-vjeçari shqiptar, që ndodhet brenda kamionçinës së bardhë, shkon drejt banesës së 21-vjeçares me të cilën kishte lënë takim.

Ndërkohë, një tjetër kamera sigurie ka filmuar kamionçinën duke u larguar nga banesa e studentes rreth orës 02:00 të mëngjesit. Vihet re se në pjesën e karrocerisë duket diçka e shtrirë.

E njëjta kamera ka filmuar më pas makinën që drejtohej nga Aleksandër Luca, ndërsa në karroceri nuk dallohej të kishte gjë.

20-vjeçari është i arrestuar së bashku me shokun e tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç si autorë të dyshuar të dhunimit, abuzimit seksual dhe vrasjes së studentes Eleni Topaloudi.

Kjo e fundit ishte qëlluar disa herë me shufër hekuri në kokë në banesën e saj. Më pas, ishte lidhur nga këmbët dhe ishte hedhur në det.

Trupi i pajetë u gjet të nesërmen. Ekspertiza konfirmoi se studentja kishte humbur jetën si pasojë e mbytjes, që do të thotë se mund të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital, pavarësisht se kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë si pasojë e goditjeve me shufër hekuri.

Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras kanë pranuar të dy përfshirjen në këtë krim të tmerrshëm. Por asnjë prej tyre nuk pranon fajësinë e vrasjes dhe zhdukjes së trupit. Ata akuzojnë njëri-tjetrin për këtë pjesë.

Shqiptari thotë se ishte shoku i tij grek që vendosi për ta hedhur trupin në det. Të njëjtën gjë deklaron edhe 21-vjeçari. Dy të rinjtë ndodhen në të njëjtën qeli në burgun e Grevenas. /Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco