‘Kartëmonedha’ prangos 4 falsifikues në Memaliaj, kapen 3 mijë Euro

‘Kartëmonedha’ prangos 4 falsifikues në Memaliaj, kapen 3 mijë Euro

11:15, 05/02/2019
A+ Aa A-

Policia ka sekuestruar 3 mijë euro të falsifikuara ndërsa 4 persona janë vënë në pranga.

Arrestimet janë bërë gjatë mëngjesit të sotëm në Memaliaj.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, hetimi është bërë nga Policia e Fierit dhe ajo e Gjirokastrës, që kanë bërë edhe operacionin e koduar ‘Kartëmonedha’.

Deklarata e plotë e Policisë së Fierit:

Ditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni ‘Kartëmonedha’ Sekuestrohen 3000 euro të dyshuara të falsifikuara.

 Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Operacioni nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas informacioneve të mara në mënyrë operative, finalizuan operacionin e koduar ‘Kartëmonedha’.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G. F., 26 vjeç, A. Sh., 35 vjeç, E. G., 31 vjeçe dhe E. Z., 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë. Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur ‘Rreth rrotullimi i parkut’ Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Volkswagen’ me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartëmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale ‘Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco