'Më lër ta gjuaj këtë bir k***ve!' Pesë shqiptarë para gjyqit në Gjermani

'Më lër ta gjuaj këtë bir k***ve!' Pesë shqiptarë para gjyqit në Gjermani

09:44, 05/02/2019
A+ Aa A-

Nën akuzën “vrasje në tentativë”, pesë shqiptarë duhet të përgjigjen para gjykatës së rrethit të Trier, Gjermani. Fyerje, kërcënime, goditjet, plagë me thikë, bilanci: njëri i plagosur në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 7mars të viti të kaluar në Echternacherbrück.

I gjithë ai kaos dyshohet se kishte lidhje me tregtinë e drogës. Që nga ajo kohë 5 agresorët janë mbajtur në paraburgim. Të pandehurit të ulur pranë avokatëve të tyre mbrojtës u asistuan nga përkthyes shqiptarë në sallën e gjyqit, njofton abcnews. Prokurori i çështjes Benjamin Gehlen lexoi aktakuzçn ndaj 5 shqiptarëve për “ tentim vrasje, sulme të rrezikshme dhe kërcënime”.

Prokurori lexoi fakte por pas kundërshtimit nga të pandehurit u thirr dhe dëshmoi K… viktima e atij sulmi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ndërsa ta pandehurit janë shqiptarët me inicialet:

L.M 32-vjeç;  E,M 35-vjeç; të cilët kishin vendosur të hakmerreshin ndaj personit me inicialet K.,tani dëshmitar. Në ndihmë u kishin shkuar edhe tre të shqiptarët e tjerë me inicialet: R.M 55 vjeç, F.M 50 vjeç dhe B.23 vjeç.

Më 7 mars 2018,  shqiptarët të kishin qenë me dy makina kishin kërcënuar dëshmitarin K., ku shqiptari me inicialet E.M e kishte qëlluar me thikë.

Viktima ndodhej në makinë e tij dhe e kishte  të pamundur të largohej, pasi rruga i ishte bllokuar nga automjetet e shqiptarëve.

Ngjarja duket si nëpër filma.

Sapo K… del nga makina shqiptarët e rrethojnë dhe e dhunojnë, përcjell abcnews. Ndërsa në sulm e sipër thuhet se E.M ka thirrur teksa i ka drejtuar edhe pistoletën: “I will fuck you!” Më pas kishte ndërhyrë edhe R. M ku kishte thënë: “Put this jerk off!”.

Dëshmitari K., kishte mbetur i shtrirë përtokë por E.M nuk kishte qëlluar ndaj tij edhe pse i kishte drejtuar pistoletën.

Më pas, i pandehuri R.M e kishte qëlluar me një dërrase me gozhdë. Por një shok i dëshmitarit K., i cili kishte parë skenën kishte shkuar në shtëpinë e tij kishte marrë dy thika kuzhine dhe kishte sulmuar të pandehurin R.M, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Më pas ai dërgon shokun e tij në spital, i cili ishte në gjendje të rëndë për jetën pasi kishte humbur gjysmë litre gjak. Por përpara se të ishte kujdesur për të lënduarin, atij i ishte dashur të përballej me shqiptarët.

Me thirrjen “Shiko, më lër të gjuaj këtë bir kurve!”, E.M i ishte drejtuar për ta sulmuar.  Por nuk kishte mundur t’i gjuante edhe pse shqiptari i kishte shkuar në një distancë të afërt. 

Atëherë shoku i dëshmitarit K., kishte thirrur: “Policia! Policia!”  Aty EM ishte tërhequr duke u larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me të tjerët.  

Dëshmitari K.,pësoi plagë të shumta në kafkë dhe fytyrë. Deri më tani çështja është në duart e prokurorisë dhe seanca e radhës do të mbahet të enjten, më 7 shkurt në orën 9:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco