Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Vrasja e ish-policit, dalin detaje të reja në skenë

Vrasja e ish-policit, dalin detaje të reja në skenë

21:13, 04/02/2019
A+ Aa A-

Vrasja e ish-policit Arben Bilali u bë në mënyrë mafioze duke e bërë të vështirë për policinë që të bëjë kapjen e autorit.

Por Policia e Tiranës ka në duar një provë shumë të rëndësishme që mund të çojë në identifikimin e atentatorëve të ish-policit Arben Bilali.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, më 30 janar në periferi të Tiranës në zonën e quajtur Mjull-Bathore është gjetur mjeti “Mercedes Benz CLS” që dyshohet se u përdor për realizimin e vrasjes.

Automjeti i përdorur nga kirminelët është dërguar tek Laboratori Shkencor ku aty pas ekzaminimeve pritet të gjejnë prova identifikuese.

Kjo është prova e vetme që ka në dorë policia për këtë ngjarje pasi vrasësit janë treguar shumë të kujdesshëm duke mos lënë gjurme. Nga kamerat e sigurisë portretet e tyre nuk shquhen.

Edhe ekzekutimin atentatorët e kryen pa zbritur nga makina. Të gjitha këto kanë krijuar dyshimet tek hetuesit se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco