Vrasja në Zall Bastar/ Ja çfarë ka vendosur të bëjë burri me gruan e tij tradhtare

Vrasja në Zall Bastar/ Ja çfarë ka vendosur të bëjë burri me gruan e tij tradhtare

20:17, 04/02/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Esat Canin për vrasjen e Arben Gjeçit, ndërsa për motrën e tij, Elidën, vendosi “Arrest shtëpie”.

E njëjta masë u dha edhe për bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurtin. Por ekzekutimi i kësaj mase sigurie nuk është bërë në banesën e familjes Kurti, ku jetonte më parë çifti, pasi Dëfrimi nuk ka pranuar që Elida të shkonte më aty.

Mësohet se Elida Cani ndodhet nën arrest shtëpie te shtëpia e prindërve të saj. Përveç kësaj, duket se ai ka vendosur të ndahet përfundimisht nga bashkëshortja.

E si fillim ka fshirë të gjitha fotografitë e saj nga profili i “Facebook”-ut, që ata e përdornin të dy. Megjithatë, ende nuk ka folur asnjë nga familjarët rreth këtij vendimi. Në dëshminë që Dëfrim Kurti dha për oficerët e Policisë Gjyqësore sqaroi rrethanat se si ishte vënë në dijeni për ngjarjen.

Ai është personi që e ka transportuar viktimën larg shtëpisë dhe ka marrë në telefon një të afërmin e tij, duke i thënë se ka gjetur dikë të shtrirë në rrugë që lëshon zhurma dhe ka frikë t’i afrohet.

Ndërsa për ngjarjen ishte lajmëruar nga e shoqja, e cila kishte fshehur edhe gjurmët e gjakut të viktimës. /Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco