Pasi vjedhin banesën, hajdutët i vënë edhe flakën

Pasi vjedhin banesën, hajdutët i vënë edhe flakën

11:16, 04/02/2019
A+ Aa A-

Një banesë, prone e shtetasit Stefan Caka është djegur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Vagalat, bashkia Finiq. Ngjarja ka ndodhur, sipas tyre, rreth orës 24.00 të se shtunës kur në banesë nuk kishte asnjë familjar pasi kishin shkuar në fshatin Karahaxh për të marre pjesë në festimet e prerjes së Pites.

Shërbimet policore të stacionit policor Livadhja dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në katin e parë të banesës duke shpetuar katin e dytë.

Familjarë të familjes Caka pretendojnë se fillimisht është vjedhur banesa dhe se në të kanë marrë edhe 3 miljonë lekë të vjetra, ndërkohë që policia ka nisur hetimin për të zbardhur se çfarë ka ndodhur konkretisht në banesën e Stefan Caka në fshatin Vagalat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco