Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

FOTO/ Publikohen pamjet si e nxorën 52-vjeçarin nga liqeni i ngrirë, zhytësit e ushtrisë

FOTO/ Publikohen pamjet si e nxorën 52-vjeçarin nga liqeni i ngrirë, zhytësit e ushtrisë

10:33, 04/02/2019
A+ Aa A-

Një skuadër e Forcave të Sigurisë së Kosovës, me vendim të Ministrit të Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe urdhër të komandantit të Ushtrisë, Gjeneral lejtnant Rrahman Rama, u angazhua me 2 shkurt 2019 që nga ora 22:03, në vlerësimin e gjendjes në liqenin e Livoqit, sepse kishte njoftim nga Policia e Kosovës se aty kishte rënë një njeri, 52-vjeçari Ekrem Shkodra nga Gjilani.

Operacioni i kërkimit nga zhytësit e FSK- se filloi dje në ora 9:00, në kushte të vështira te shkaktuara nga ngricat.

Pas një pune profesionale, specialistet e FSK- kane arritur ta nxjerrin ne breg trupin e personit te shpallur ne kerkim. Trupi i pajete i Ekrem Shkodrës i eshte dorezuar Policise se Kosoves dhe ekipeve te mjekesise Ligjore per procedura te metejshme.

Siç njoftoi kapter Naim Mala, ekipet e FSK pas operacionit te suksesshem jane kthyer ne rapartet e Kazermes se Regjimentit te Mbrojtjes Civile te FSK ne Pomozotin.

ImageImageImageImageImage

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco