FOTO/ Zhduket fëmija shqiptar në Londër, policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve/ Emri Vajza e humbur është 13 vjeçe. Quhet Megi Bukaci

FOTO/ Zhduket fëmija shqiptar në Londër, policia britanike kërkon ndihmën e qytetarëve/ Emri

09:40, 04/02/2019
A+ Aa A-

Policia britanike po kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur një grua që ndihmoi një nënë me dy fëmijë të vegjël në St Albans të premten dhe u bën thirrje të njoftojnë për çdo informacion.

Të premten, më 1 shkurt, një grua me origjinë shqiptare dhe me dy fëmijë të vegjël la një adresë në St Albans me synimin që të kontaktonte me policinë.

Rreth orës 11:30, ajo dhe fëmijët e saj ishin në London Road kur ajo ndaloi një qytetare për t’i kërkuar udhëzime për stacionin më të afërt të policisë. Qytetarja me dashamirësi i çoi nënën dhe dy fëmijët në stacionin e policisë në qëndrën Civic, por u largua para se policët të flisnin drejtpërsëdrejti me të.

Kryeinspektoi Neville Hanks tha: “Ne kemi shumë nevojë të flasim më ketë grua, që e ndihmoi nënën me dy fëmijë. A ishe ti ajo grua? Të lutem, na ndihmo, të flasim sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne do ta intervistojmë nënën zyrtarisht me ndihmën e një perkthyesi, por ajo është shumë e shqetësuar për vajzën e saj 13-vjeçare, që nuk po gjendet. Ne po bëjmë hetime dhe jemi duke u përpjekur të gjejmë ku ka qëndruar kjo zonjë dhe si ka ardhur ajo këtu. Megjithatë, përparësia jonë kryesore është të gjejmë vajzën e saj shëndoshë e mirë.”

Vajza është 13 vjeçe. Quhet Megi Bukaci, e gjatë 4 këmbë e 9 inç, me flokë të gjatë gështenjë dhe sy ngjyrë kafe. Megi ka një shenjë të vogël në syrin e djathtë. Ajo herën e fundit kishte veshur një xhup gri, xhinse të zeza, xhaketë blu dhe vathë të vegjël argjendi.

 “Çdo informacion që mund të ofroni mund të jetë thelbësor për hetimin tonë.

Ne do të donim që shoferët që ngisnin makinat në afërsi të kësaj zone në Londër dhe që kanë një kamera në makinë të na njoftonin. Njoftoni Policinë në Herts"./ar.sh/SYRI.NET

ImageImage

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco