Merr flakë banesa në katin e nëntë, 13 persona dërgohen në spital

Merr flakë banesa në katin e nëntë, 13 persona dërgohen në spital

09:15, 04/02/2019
A+ Aa A-

Një apartament në katin e nëntë të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit është përfshirë mbrëmjen e së dielës nga flakët. Mësohet se 9 banorë të cilët janë gjendur të asfiksuar, janë evakuuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. E krahas këtyre, janë trajtuar edhe 4 zjarrfikës.
Nuk ka patur të lënduar rëndë, ndërkohë që dëmet materiale në banesë mësohet se kanë qenë të shumta.

Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

Policia  po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco