Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë profesionistë të Audi-t, emrat

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë profesionistë të Audi-t, emrat

10:41, 01/02/2019
A+ Aa A-

Ata kishin gjithçka duhej për të kryer vjedhje, por mbi të gjitha një Audi një vjedhur, një RS3 gri me vlerë 60 mijë euro, që kapte 250/km në orë dhe që s’kishte asgjë më të përshtatshme për t’i ikur larg Policisë gjatë ndjekjes. Banda e hajdutëve profesionistë verën e kaluar goditi në provincat e Milanos, Monzas dhe Bergamos madje edhe disa herë brenda një nate.

Dje në mëngjes, karabinierët kanë prangosur, bandën e shqiptarëve, njëri shqiptar dhe katër të tjerët, shqiptarë të Kosovës. Ata janë Sabedin Bitiq, 50 vjeç; Arsim Bytyçi, 44 vjeç; Raimond Çela, 30 vjeç,  Visar Sopjani, 33 vjeç dhe Fitim Emiri, 45 vjeç.

Në çdo grabitje banda kriminale ndërronte targat e Audi-t dhe kjo çoi në zbulimin e tyre. Një qytetar vuri re nga dritarja e tij se këta persona, që vinin pasdite me Audi, në mëngjes i vinin targa të tjera. Ndaj, policia i vuri në vëzhgim dhe zbuloi  se banda "dilte për punë", katër herë në javë. Në zonën Trezzano sul Naviglio, hajdutët planifikonin grabitjet, që tani llogariten deri në 100 mijë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco