VIDEO/ Vrasja e Beqirajt, flet vëllai i të masakruarit në Fier: Kam dyshime të reja

VIDEO/ Vrasja e Beqirajt, flet vëllai i të masakruarit në Fier: Kam dyshime të reja

19:15, 31/01/2019
A+ Aa A-

Para dy vitesh një ngjarje e rëndë tronditi të gjithë vendin.

Në qershor të vitit 2017 Kreshnik Beqiraj u vra në mënyrë makabre nga shoku i tij Albert Zeka.

 Ky i fundit pasi e masakroi me çekiç e vendosi trupin ne një valixhe dhe e hodhi trupin e viktimës në një kanal pranë fshatit Daulas në Fier.

Motivi i ngjarjes mendohet të ketë qenë mosshlyerja e detyrimeve të qirasë nga Albert Zeka, gjë për të cilën Kreshnik Beqiraj i kishte kërkuar të largohej nga banesa, të cilën e ndanin prej 2 vitesh në Fier.

Edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga vrasja e 36 vjeçarit Kreshnik Beqiraj,tani është i vëllai i tij i cili nuk rresht dhe vazhdon së kërkuari zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Donjet Beqiraj ka telefonuar në News24 duke kërkuar të flasë mbi faktet që ka për vrasjen e të vëllait.

Përmes një lidhje me 'Skype' ai ka shprehur dyshimet se vëllai I tij nuk është vrare nga  një person i vetëm, por në bashkëpunim.

Vëllai i 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj pretendon gjithashtu se trupi i gjetur 2 vjet më parë në një valixhe të hedhur në kanal pranë fshatit Daullas nuk është i vëllait të tij, pasi analiza e AND nuk e ka përcaktuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco