Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

'Më rrihte në shtatzani dhe vazhdoj të jem në rrezik'- gruaja rrëfen tmerrin

'Më rrihte në shtatzani dhe vazhdoj të jem në rrezik'- gruaja rrëfen tmerrin

18:18, 31/01/2019
A+ Aa A-

Historitë e dhunës në familje janë nga më të ndryshmet. Një e tillë po publikohet tani. Edhe pse është divorcuar prej 9 vitesh ajo vazhdon dhe dhunohet prap rregullisht nga ish-bashkëshorti.

Gruaja quhet Enkeleda Seitaj e cila është nëna e dy fëmijëve tregon tmerrin që po përjeton prej kaq shumë vitesh.

Rasti më i fundit, sipas saj, ka ndodhur vetëm përpra disa ditësh.

“Jam e divorcuar që në 2010. Para dy ditësh ai erdhi në gjendje të dehur, mori djalin i thashë nëse do ta takosh takoje, Por djali nuk donte ngaqë ishte i dehur. Ai erdhi në guzhinë dhe më godet mua, më tha do të vras ty dhe fëmijët. I vogli doli jashtë kërkonte ndihmë, ndërsa i madhi mori në telefon policinë. Atë e morën brenda 24 orë. E nxorën dje dhe vazhdoi kërcënimet, skemi siguri për jetën fare”,- thotë Enkeleda.

Edhe pse ka qenë prej vitesh e dhunuar, Enkeleda, për hir të djalit të madh, është detyruar që në vitin 2016 të bashkohet me burrin, me të cilin ngeli shtatëzënë edhe me djalin e dyte, por gjatë kësaj periudhe është detyruar të abortojë, dhe me forcë e guxim ka sjell në jetë fëmijën.

“Për hir të këtij fëmije u bashkova sërish me këtë burrë, me të gjitha të metat që kishte. Ngela shtatzënë me fëmijën tjetër. Ai donte ta hiqja, më godiste me mënyra të ndryshme, me karrige. Ik i thashë, o do dalësh ti nga kjo shtëpi, ose unë”,- vijoi ajo.

Punon si pastruese në një lokal, ku merr 3 mijë lekë të vjetra në ditë, ndërsa për shkak të situatës në të cilën ndodhet, shpesh ka treguar se fëmijët detyrohet t’i marrë edhe me vete pasi ndjehet e pambrojtur dhe në rrezik për jetën.

“Për hir të këtyre fëmijëve nuk e di se çfarë do bëhet. Unë i lutem shtetit të më japë ndihmën emenjëhershme për këta dy fëmijë. Fëmija ime ka kaluar trauma, ka parë thikën, ka parë çdo gjë me sy. Unë vetë pastroj disa orë në dit,ë vallë a mund të jetojë me kaq pak një nënë”.

Enkeleda Seitaj bën apel për ndihmë, që të rrisë dhe edukojë dy djemtë, që më shumë se gjithkush vuajnë pasojat e divorcit dhe dhunës në familje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco