Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Operacioni 'Stacioni', kërcënuan dhe zhvatën pronarët e autobuzëve, arrestohen dy grabitësit

Operacioni 'Stacioni', kërcënuan dhe zhvatën pronarët e autobuzëve, arrestohen dy grabitësit

14:53, 31/01/2019
A+ Aa A-

Pronarë të shoqërive të transportit të udhëtarëve në Pogradec dhe Korçë janë kërcënuar me dhunë nga dy  grabitës që t’u japin para.

Historia ka nisur në maj të vitit 2018 dhe është përsëritur, por më në fund, dy grabitësit janë arrestuar nga Policia.

Policia zhvilloi një operacion të koduar “Stacioni” dhe përdori të gjitha mjetet e saj për t’i vënë në pranga dy personat që ishin nga zona;

E. Ll., 31 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për plagosje të rënë me dashje dhe armëmbajtje pa leje si dhe  S.F., 30 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Korçë.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”.

Sipas policisë, veprimtaria kriminale ka filluar në maj të vitit 2018 dhe në vijim në qytetet e Pogradecit dhe Korçë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco