Kapen 5 kilogramë heroinë, arrestohen 4 persona në Durrës

Kapen 5 kilogramë heroinë, arrestohen 4 persona në Durrës

09:58, 31/01/2019
A+ Aa A-

Eshtë goditur një grup që trafikonte droga të forta në Durrës.

Në prangat e policisë kanë rënë  3 persona.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike dhe disa automjte.
 
Ja njoftimi i plotë për ngjarjen
 
• Operacioni "Vollga", goditet një grup që ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta
 
• Sekuestrohen lëndë narkotike, vlera monetare, automjete dhe aparate celularë
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale kanë finalizuar operacionin e koduar "Vollga".
 
Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas: B.D., A.T, dhe N.M. U ekzekutua gjithashtu, urdhri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndalimin e shtetasit A. R.
 
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në PSH, pas ndjekjes dhe mbajtjes nën vëzhgim, kapën në flagrancë në Tiranë 3 shtetasit me rreth 5 kg të dyshuar heroinë, si dhe sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.
 
Vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim".

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco