Gjendja e akseve kryesore rrugore sot, priten reshje në gjithë vendin

Gjendja e akseve kryesore rrugore sot, priten reshje në gjithë vendin

09:22, 31/01/2019
A+ Aa A-

ARRSH njoftoi se kontraktorët janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: 
Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:
K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë: 
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë. 
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër: 
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët: 
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco