Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

FOTO/ Njihuni me ish-efektivin e policisë i cili u vra sot në Tiranë

FOTO/ Njihuni me ish-efektivin e policisë i cili u vra sot në Tiranë

21:39, 30/01/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë tronditi sot kryeqytetin ku orët e pasdites u vra një ish-efektiv policie. Viktima është 50 vjeçari Arben Bilali.

Ekzekutimi i tij u bë pak metra larg shtëpisë së tij në Selitë. Ai u qëllua me automatik nga dy persona që po lëvixnin me një Benz të zi. Dyshohet se autorët janë vrasës me pagesë.

Familja e tij ishte prej kohësh në konflikt me një grup që vepron në zonën e Selitës, e pikërisht për shkak të këtyre konflikteve janë vrarë më parë edhe dy vëllezërit e Arbenit, Bujari dhe Leonardi, përkatësisht në vitin 1998 dhe 2010.

Pas vrasjes së dy vëllezërve të tij, ish-polici Arben Bilali ishte ngujuar në banesën e tij në zonën e Selitës dhe nuk dilte pothuajse fare. Policia ka sekuestruar pamjet e mbi 30 kamerave të sigurisë që nga ‘Vasil Shanto’ deri në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për kapjen e autorëve të krimit që tronditi sot kryeqytetin. E gjithë kjo çështje dyshohet se është një histori hakmarrje e nisur prej 20 vitesh, por po hetohet nga SHCBA edhe pista e vrasjes për shkak të detyrës. Dyshohet se vëllezërit Bilali kanë qenë në konflikt me një bandë të njohur në zonën e Selitës.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco