Qëlloi me armë zjarri, arrestohet i riu në Durrës

Qëlloi me armë zjarri, arrestohet i riu në Durrës

18:03, 30/01/2019
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale E.A  i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjën e djeshme në Hamallaj.

Sipas policisë në momentin e arrestimit shtetasit iu gjet arma zjarrit automatik me fishekë.

Mbi shtetasin rëndojnë akuzat e: ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prishje të qetësisë publike’.

 

Njoftimi i policisë:

Qëlloi në ajër me armë zjarri, arrestohet në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin  e Policisë Manëz në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin  e një ngjarje ndodhur mbrëmjen e djeshme në Hamallaj, ku kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Pas një pune hetimore të specializuar nga ana e specialistëve ështe identifikuar dhe kapur autori.

Është vënë në pranga  shtetasi E.A. dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me fisheke.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco