Si u arrestuan grupi që solli 7 tonë kokainë në Europë/ Roli i shqiptarit

Si u arrestuan grupi që solli 7 tonë kokainë në Europë/ Roli i shqiptarit

15:31, 30/01/2019
A+ Aa A-

Arrestimet e fundit në Itali dhe Shqipëri që kanë të bëjnë me trafikun e disa tonëve Kokainë nga Amerika Latine në Europë kanë bërë të mundur shpërbërjen e nje grupi të mirëorganizuar ndërkombëtar.

Në këtë aksion u përfshinë disa shtete. Ndërkohë që janë përdorur nga struktura e policisë, agjentë të infiltruar për të realizuar godtjen.

Guardia di Finanza ka bashkëpunuar me policinë zvicerane dhe DEA-n amerikane çka solli kapjen rekord te 7 tonve kokainë e pastër me një vlerë prej disa miliona euro e destinuar për tregun italian dhe europian.

Operacioni i koduar “Brasile Loë Cost” ka mundur të shkatërrojë një organizatë ndërkombëtare droge, 5 anëtarët të së cilës janë tashmë pas hekurave.

Kreu i organizatës sipas mediave italiane, konsiderohet Salvatore Casamonica 43 vjeç, tashmë në burg dhe bashkë me të personi që e strehonte Silvano Mondolesi. Ndërkohë që në këtë grup të strukturuar e ndërkombëtar ishin edhe dy përsona, një shqiptar Dorian Petoku 31 vjeç dhe një malazez Tomislav Pavlovic 40 vjeç që merreshin me transportin e mallit.

Pjesë e këtij grupi është edhe italiani që me sa duket priste mallin në Itali. Marcello Schiaffini 53-vjeç mësohet të jetë lënë në masën “arrest shtëpie”. Mbi të pestë anëtarët e grupit rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Sipas hetuesve, detaje të publikuara në media, rolin kryesor në këtë grup e ka luajtur Salvatore Casamonica. Ai konsiderohet si një prej anëtarëve të klanit të importit të drogës nga amerika e Jugut. Ai mbante kontakte të drejtpërdrejta me kolumbianët, merrej me financimin e organizatës dhe organizimin e punës për importin e kokainës që do mbushte tregjet në Romë dhe Napoli.

Por edhe Silvano Mandolesi i konsideruar si roja i bosit të organizatës Salvatore Casamonica kishte shume ndikim. Ai u arrestua në verën e vitit 2018 pasi iu gjet në shtepinë e tij gjysmë ton hashash. Ai ndihmonte kapon në fazën e ndarjes dhe përpunimit, kur malli mbërrinte në Itali.

Tomisllav Pavlovic, një shtetas malazez, i lindur në vitin 1979, njihet si një person me të kaluar kriminale pasi ishte akuzuar për grabitje armëmbajtje pa leje dhe trafik droge. Sipas hetuesve italianë ai kujdesej për sigurimin e logjistikës së nevojshme për ta ruajtur drogën e më pas ngarkimin e saj në bordin e avionëve dhe shprëndarjen e saj në Evropë. Gjatë hetimeve rezultoi se ai kishte udhëtuar disa herë drejt Brazilit. Ai përshkruhet si një kriminel i rrezikshëm që përdorte armën për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull në biznesin e drogës.

Në këtë grup të fuqishëm ndërkombëtar ishte edhe Dorian Petoku nga Shqipëria. Ai konsiderohet gjithashtu si njeriu që ka strehuar trafikantin e njohur Arben Zogu, bashkëkombas i tij, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Spoletos.

Ashtu si kreu i organizatës Salvatore Casamonica edhe shqiptari kishte kontakte të drejtpërdreja me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut, që të mundësonte trafikun e drogës nga Brazili në Itali. Ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër.

Droga transportohej me avionë privatë nga Amerika latine në drejtim të Italisë por edhe me kontenjerë. Ndërkohë që shqiptari Petoku dhe miku i tij malazez Pavlovic kontaktonin me brazilianët për të gjetur sasi të tjera, thonë hetuesit, që tregtia të vazhdonte. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco