EMRAT/ Ekzekutimi i ish-oficerit të vrarë, më parë i vranë edhe dy vëllezërit

EMRAT/ Ekzekutimi i ish-oficerit të vrarë, më parë i vranë edhe dy vëllezërit

15:36, 30/01/2019
A+ Aa A-

Ish-oficeri i forcave speciale, Arben Bilali i vrarë me armë zjarri këtë të martë në zonën e Selitës ka humbur më parë edhe dy vëllezërit e tij.

Në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme, atij i janë ekzekutuar të dy vëllezërit.

Por nëse Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në 9 gusht të vitit 2010.

Madje detaji që lidh këtë vrasje me ekzekutimin e Arbenit është se ata janë ekzekutuar në të njëjtin vend, tek vilat e Selitës, aty ku edhe banojnë.

Duhet theksuar që në maj 2010 Arben Bilalit i ishte bërë një tjetër atentat të cilit i shpëtoi.

50-vjeçari Arben Bilali kishte shërbyer për shumë vite në Policinë e Shtetit, kryesisht tek Komisariati Nr. 2 dhe FNSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco