Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

I dënuar me 2 vjet burg, arrestohet në Krujë. Emri

I dënuar me 2 vjet burg, arrestohet në Krujë. Emri

14:08, 30/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka arrestuar një person në kërkim, i cili është dënuar me 2 vite burg për dhunë në familje.

Bëhet fjala për Agim Doçin, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vjet burg për veprën penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës"  pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes dhënë për ish-bashkëshorten.

"Në ngarkim të tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë kishte vendosur më herët,  në mungesë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Dhunë në familje".

Ndërkohë  po gjatë kohës që ka qënë nën masën e siguris?  dhe i shpallur në kërkim shtetasi i mësipërm ka thyer urdhërin e  mbrojtjes dhënë nga gjykata  ish-bashkëshortes së tij", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco