VIDEo/ Shqiptari hidhet në kundërsulm: Po sajohet një plan në kurrizin tim, babai i grekut është i pasur

VIDEo/ Shqiptari hidhet në kundërsulm: Po sajohet një plan në kurrizin tim, babai i grekut është i pasur

21:58, 29/01/2019
A+ Aa A-

Zbardhet dëshmia e fundit të Aleksandër Lucës para hetuesve për ngjarjen e dytë për të cilën akuzohet, atë me 19-vjeçaren me aftësi të kufizuara.

Shqiptari 20-vjeçar mohon që të ketë gisht në abuzimin seksual ndaj vajzës dhe thotë se duan që t’ia ngarkojnë atij çdo akuzë. Madje tregon se 3 ditë pasi studentja Eleni Topaloudi u gjet e pajetë në det, ai i tha shokut të tij grek Manolis Koukouras që të dorëzohen në polici.

“Dola bashkë me T…, që është shoku i grekut dhe shkuam për të ngrënë sufllaqe. I thashë që ta merrte në telefon (shokun grek) sepse po e kërkoja. Nuk e kisha numrin e tij dhe nuk më kujtohej. Doja t’i thosha që të shkonim në polici për Elenin. E mori në telefon, por ai nuk u përgjigj. Më pas dolëm shëtitje”.

Aleksandër Luca shprehet se po bëjnë gjithçka që fajin t’ia ngarkojnë atij.

“Nuk kam gisht në abuzimin e vajzës. Nuk e kuptoj përse i thonë këto djali rom dhe vet vajza. Paguhen që të m’i ngarkojnë mua të gjitha. E di që babai i grekut ka shumë para”, thotë 20-vjeçari shqiptar, i cili pretendon se po bëhet një plan në kurriz të tij për ta shpallur fajtor.

Ndërkohë, bëhet me dije se 20-vjeçari ka pranuar që t’u japë hetuesve grekë kodin e celularit të tij, pasi këta të fundit kërkojnë për prova dhe informacione shtesë.

Aleksandër Luca 20 vjeç dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 21 vjeç mbahen në paraburgim pasi janë të dyshuar për abuzimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Topaloudi. Të dy kanë pranuar përfshirjen në krim, por akuzojnë njëri-tjetrin si personin që e dhunoi me hekur në kokë dhe që më pas mori vendimin për ta hedhur trupin e saj në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 28 Nëntor 2018 në ishullin e Rodos në Greqi.

Së fundmi, ndaj Aleksandër Lucës është bërë një tjetër akuzë. Një vajzë 19-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht dy ditë pas ngjarjes së studentes Eleni Topaloudi në po të njëjtin ishull. Për këtë, i arrestuar është një 23-vjeçar rom. Edhe Aleksandër Luca akuzohet për këtë ngjarje, por ai vazhdon ta mohojë.

Sipas medieve greke, deri më tani, provat që rëndojnë kundër tij për rastin e vajzës 19-vjeçare, janë dëshmia e saj, e 23-vjeçarit rom dhe e disa dëshmitarëve të tjerë që kanë deklaruar se e kanë parë Lucën jashtë shkollës ku studion e abuzuara. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco