‘Arratiset’ nga ‘burgosja në shtëpi’, arrestohet duke qarkulluar me makinë pa patentë

‘Arratiset’ nga ‘burgosja në shtëpi’, arrestohet duke qarkulluar me makinë pa patentë

18:12, 29/01/2019
A+ Aa A-

Njësia Operacionale e Sigurisë Rrugore pas sinjalizimit nga qytetarët, në aksin rrugor “Kopshti Botanik - Rrethrrotullimi i TEG-ut” ka konstatuar një drejtues mjeti, i cili po qarkullonte në mënyrë jonormale dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Shenjës së patrullës për të ndaluar, drejtuesi nuk i është bindur dhe patrulla është vënë në ndjekje të tij. Në mes të ndjekjes drejtuesi e ka braktisur mjetin, por është kapur nga punonjësit e Njësisë Operacionale në tentativë për t'u larguar.

Drejtuesi i mjetit shtetasi D. Sh.,  rezultoi i pa pajisur me leje drejtimi, pa vendosur rripin e sigurimit, si dhe nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se për këtë drejtues mjeti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi" për veprën penale të "Kanosjes me armë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco