Zbulohen detaje të tjera nga drama e Anxhelinës së vrarë i ati: U përdhunua 13-vjeçe

Zbulohen detaje të tjera nga drama e Anxhelinës së vrarë i ati: U përdhunua 13-vjeçe

16:57, 29/01/2019
A+ Aa A-

Hallat e Anxhelina Petros të vrarë në Greqi, më 2 janar nga babai i saj Aleko Petro, që nuk pranonte lidhjen e së bijës me një të ri afgan bënë një rrëfim tronditës sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. Sipas tyre Anxhelina ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare kur jetonte me të ëmën. Që nga ai moment, siç thanë ato vajza u shkëput prej nënës.

Vojsava Guri: Në vitin 2013 ndodhi dhe aksidenti që e përdhunuan, ka ardhur tek motra Anxhelina dhe i ka thënë halla nuk duroj dot më…

Sa vjeç ishte?

Vojsava Guri: Vajzën e përdhunuan kur ishte 13 vjeç. Në 2005 erdhi te ne.

Kush është përgjegjësi?

Vojsava Guri: Fillimisht nëna e saj e denoncoi personin, pastaj shkoi e tërhoqi denoncimin se kërkoi para. Vajza erdhi tek ne se nuk e donte më nënën këtë nuk ia falte. Ndaj u bashkua me të atin.

A keni qënë në dijeni për dhunë fizike të ushtruar nga babai?

Vojsava Guri: Asnjëherë.

Mediat greke thonë se vajza e ka denoncuar disa herë?

Vojsava Guri: Nuk dimë gjë, nuk na janë ankuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco