FOTO/ Vrasja 'për nder' në Bastar, flet nusja: Nuk kisha lidhje jashtë martese, vetëm më ngacmonte!

FOTO/ Vrasja 'për nder' në Bastar, flet nusja: Nuk kisha lidhje jashtë martese, vetëm më ngacmonte!

10:02, 28/01/2019
A+ Aa A-

Pas vrasjes makabre të 34-vjeçarit Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë, tre të rinj po mbahen të arrestuar nga Policia: Vëlla e motër me mbiemrin Cani dhe bashkëshorti i kësaj të fundit. Ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore për vrasjen. I dyshuar për vrasjen është Esat Cani, vëllai i 20-vjeçares Elida Cani. Besohet se ai e ka qëlluar në kokën Arben Gjecin dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë duke e lënë jashtë kasolles ku ai ishte takuar me të motrën e martuar të Canit, për ta lënë të dukej sikur kishte rënë nga lartësia. Por, Esat Cani nuk ka pranuar se e ka vrarë personin që dyshonte se kishte lidhje jashtëmartesore me motrën e tij.

Por, policia ka arrestuar për pengim të drejtësisë në zbulimin e së vërtetës edhe motrën e Canit, Elidën 20-vjeçare, e cila u bë shkaku i kësaj vrasjeje, që tronditi jetën e katër familjeve ashtu edhe bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurtin.

Elida Cani nuk ka pranuar në Polici se kishte lidhje jashtëmartesore me Arben Gjecin, por se ai e ngacmonte. Këto ngacmime kishin ndodhur disa herë në fshat, madje ai i kishte prerë edhe rrugën, por ajo nuk i kishte dhënë asnjë lloj afrimiteti.

Nga vrasja nuk është gjetur mjeti me të cilin është goditur në kokë viktima, por janë gjetur rroba të viktimës pranë shtëpisë së autorit të vrasjes, Esat Canit.

 “Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve Esat Cani, 31 vjeç, për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen’, Dëfrim Kurti, 29 vjeç, për veprën penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Elida Cani, 20 vjeçe, për veprën penale ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në foto: Të arrestuarit, majtas çifti:  Dëfrim Kurti dhe Elida Cani (Kurti) dhe djathtas, Esat Kurti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco