Enigmat e vdekjes së shqiptarit në burgun grek.  Emri

Enigmat e vdekjes së shqiptarit në burgun grek. Emri

09:17, 28/01/2019
A+ Aa A-

Zbulohet identiteti i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun famëkeq të Koridhalosit, në kryeqytetin grek.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Bandiol Tusha. Ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të qelisë, në zonën E të burgut të Koridhalosit, burime nga policia greke bëjnë me dije se në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës.

Pak ditë më parë në këtë burg u vra Albert Bako, nga një grup kriminal rival të cilët gjithashtu ishin shqiptarë, ndësa autorët u identifikuan një shqiptar dhe një grek. 

Një ditë pas vrasjes së Bakos, në burgun e Kretës u gjet i pajetë një tjetër shqiptar.

Sipas autoriteteve greke, ai u gjet i varur në paraburgimin e “Agiou Nikolaou”, në Kretë. Ndërsa  një tjetër shqiptar humbi jetën në burgun e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar nga autoritetet greke.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco