U gjet i vdekur në kanal, ja dyshimet e para. Emri

U gjet i vdekur në kanal, ja dyshimet e para. Emri

08:54, 28/01/2019
A+ Aa A-

Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxharë e Vjetër të njësisë Ndëmënas në Fier. Mendohet që personi i seksit mashkull, është përplasur nga një makinë dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Burimet e para theksojnë se pas përplasjes trupi i pajetë është gjetur nga familjarët dhe është shoqëruar për në spitalin e Fierit nga i ati.

Viktima është identifikuar  si Arif Xhafa dhe trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit te Fierit. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku mbeti i vdekur 20-vjeçari fierak.

Ja njoftimi i Policisë:

“Gjatë orëve të mbrëmjes, në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç.

Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur. Po punohet për identifikimin e  mjetit dhe drejtuesin e tij.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco