FOTO/ Zbulohet fotoja, vëllai që vrau për nderin e motrës

FOTO/ Zbulohet fotoja, vëllai që vrau për nderin e motrës

10:23, 27/01/2019
A+ Aa A-

Zbulohet fotoja e Esat Canit, personit të akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Arben Gjeci në fshatin Bastar i Mesëm; Gjeci, babai i tre fëmijëve, shofer i furgonit të linjës me Tiranës,  ishte goditur me hekur dhe vdiq në Spitalin e Traumës.

Esat Cani akuzohet se e kreu vrasjen pasi zbuloi lidhjen e motrës së tij të martuar, 20 vjeçe, me viktimën. Në vrasje bashkëpunoi dhe burri i 20-vjeçares, Dajet Kurti.

Cani dhe Kurti e kanë ruajtur Gjecit tek takohej me 20-vjeçaren tek një kasolle pranë shtëpisë dhe aty e kanë goditur në kokë. Pastaj e kanë tërhequr trupin jashtë.

Ngjarja fillimisht u duk si aksidentale, por informacionet e marra nga hetuesit zbuluan një histori dashuri, dy tradhti bashkëshortore në mes dhe një “vrasje për nder’.

Të arrestuarit janë:

Esat Cani,31 vjeç, i akuzuar për veprën penale: “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”

Dajet Kurti, 29 vjeç, i akuzuar për veprat penale: “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

E.Cani, 20 vjeçe, e akuzuar për veprën penale: “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco