Sulmohet një tjetër bankomat parash, kapen 2 'mjeshtrat' e grabitjes

Sulmohet një tjetër bankomat parash, kapen 2 'mjeshtrat' e grabitjes

09:40, 27/01/2019
A+ Aa A-

Dy burra me maska dhe me leva në duar kanë tentuar të thyejnë bankomatin e një banke në Bulqizë, por janë arrestuar nga Policia. E.A, 31 vjeç dhe F.L. 35 vjeç, kanë tentuar të grabisin paratë mëngjesin e së shtunës në lagjen e re, Bulqizë. Të dy personat janë dënuar më parë për vjedhje.

Policia njoftoi se dy persona në Bulqizë që tentuan të vidhnin një bankomat të një filiali banke të nivelit të dytë, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë, u identifikuan dhe u vunë në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me DVP Dibër, arrestuan shtetasit: E.A., 31 vjeç dhe F.L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes".

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në orët e para të mëngjesit të datës 26.01.2019, të maskuar dhe me sende të forta, tentuan të vjedhin bankomatin e filialit të një banke të nivelit të dytë në "Lagjen e Re", Bulqizë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit", kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 136/2 dhe 25 e 22 të Kodit Penal."

Tentativat për të vjedhur bankomatet janë shpeshtuar muajt e fundit: tre raste u shënuan gjatë dhjetorit në Shijak, Vorë dhe Kamëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco