Nesër sërish punime, ja si bëhet devijimi në autostradën Tiranë – Durrës

Nesër sërish punime, ja si bëhet devijimi në autostradën Tiranë – Durrës

23:49, 26/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nesër do të punohet në sensin nga Tirana në drejtim të Durrësit dhe qarkullimi do të bëhet me një korsi.

“Përfundoi vendosja e barrierës mbrojtëse – guardrele te Fordi km 7.3. Sot në orën 17:30 hapet rruga dhe qarkullimi i mjeteve bëhet me 2 korsi në drejtim të Tiranës. Nesër datë 27.01.2019 në orën 8:00 vijon puna për vendosjen e guardrelave tek City Park km 8.6 në Autostradën Tiranë-Durrës dhe kalimi i mjeteve në drejtim të Tiranës do të jetë përsëri me një korsi në këtë pikë të rrugës”, njofton ARRSH.

Kjo është ndërhyrja e tretë që bëhet në autostradën Tiranë – Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, ndërsa tashmë po vendosen ndarëset. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco