Humbi jetën nga orteku, ja kur zhvillohen homazhet dhe varrimi i zv/ministrit

Humbi jetën nga orteku, ja kur zhvillohen homazhet dhe varrimi i zv/ministrit

22:24, 26/01/2019
A+ Aa A-

Zv/ministri i Diasporës në Kosovë, Arian Daci i cili humbi jetën tragjikisht sot në Brezovicë, do të varroset të dielën, në 27 janar në varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan.

Nesër janë parashikuar edhe homazhe për të në hollin e Kuvendit të Kosovës, nga ora 10:30 deri në 11:45.

Pas vdekjes së tij të shumta kanë qenë reagimet nga zyrtarët në Kosovë dhe Shqipëri për humbjen tragjike.

Arian Daci ndërroi jetën sot në Brezovicë, nga rënia e një orteku bore. Bashkë me të ka qenë edhe shoku i tij, Ardian Bakalli, i cili ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco