Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kapet shqiptari me ‘disa fytyra’

Kapet shqiptari me ‘disa fytyra’

17:56, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një 34-vjeçar shqiptar, u arrestua dy ditë më parë sërish në shtetin grek. Për disa vite ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale. Historia nisi në vitin 2010, kur u arrestua në Greqi për trafikim të 150 kg lëndëve narkotike.

Pasi u prangos në vitin 2010, ai u lirua një vit më vonë dhe u kthye në Shqipëri. Në vendin tonë, 34-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ndryshoi emrin dhe të dhënat e tjera.

Kështu shprehet një agjent i policisë greke, i cili ka ndjekur rastin e shqiptarit.

Më pas, 34-vjeçari shkoi në Belgjikë. Këtu ai vazhdoi aktivitetin ilegal. Atja ai ishte përfshirë në trafikun e drogës dhe prostituimin e grave. Punët e pista ku ishte përfshirë u zbuluan nga autoritetet belge, të cilat e shpallën në kërkim. Por, shqiptari mundi t’u shpëtonte dhe u arratis. Ai u kthye sërish në Greqi, por duke udhëtuar nga Mynihu i Gjermanisë. Në shtetin grek ai prezantohej me një pasaportë belge. Megjithatë policia mundi ta identifikonte dhe ta arrestonte para dy ditësh. Madje në Greqi kishte edhe një tjetër urdhër-arresti ndaj tij për trafik droge. Shqiptari me disa identitete është dërguar në burgun e Koridhalos, pasi gjykata i vendosi masë shtrënguese sigurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco