VIDEO/ Aksident të rëndë në Itali, makina në flakë, humbet jetën shqiptari

VIDEO/ Aksident të rëndë në Itali, makina në flakë, humbet jetën shqiptari

17:48, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në Agazanna të Italisë. Sipas mediave lokale, viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç. I riu me origjinë shqiptare udhëtonte me një makinë Toyota “Rav 4”, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga. Fuoristrada shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën kështu 22-vjeçarit shqiptar.

Mediat lokale thonë se shqiptari Klodian Murrizi jetonte në zonën e Gossolengo.

Në makinë ndodhej edhe një person i dytë, i cili ka shpëtuar dhe dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mediat italiane raportojnë se ai është gjithashtu 22 vjeç, por nuk bëjnë të ditur asnjë informacion tjetër rreth tij.

Aksidenti i rëndë ndodhi mesnatën mes të premtes dhe së shtunës. Në vendngjarje shkuan forcat e polivisë, ambulanca dhe zjarrfikësja. Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në automjet. Autostrada u mbyll për disa orë deri në normalizimin e situatës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco