FOTO/ Sekuestrimi i 5.5 milionë eurove në Lezhë, zbulohen në Suedi. Miliarderi dhe shqiptarja e suksesshme. Emrat

FOTO/ Sekuestrimi i 5.5 milionë eurove në Lezhë, zbulohen në Suedi. Miliarderi dhe shqiptarja e suksesshme. Emrat

17:41, 26/01/2019
A+ Aa A-

Një shumë e madhe parash prej 5.5 milionë euro dhe disa apartamente të blera në Shëngjin, Lezhë, Tiranë etj, u sekuestruan nga Prokuroria e Lezhës dy ditë më parë.

Por kush është marrësi dhe dërguesi i parave?

Shuma e madhe e parave kanë ardhur në llogaritë bankare të 80-vjeçarit Pjetër Voci që jeton në fshatin Gjadër të Lezhës dhe një sasi parash në numrin e llogarisë së vajzës së tij, Shqipe Vocit. Top Channel raporton se këto para vinin nga një biznesmen shumë i njohur në Europë, miliarderi Sten Ake Lindholm.

Miliarderi suedez dhe familja Voci nga Gjadri kanë një lidhje e cila për muaj të tërë është bërë objekt i një hetimi të hollësishëm të Prokurorisë së Lezhës. Me vendim Gjykate, familjes Voci i janë vendosur në sekuestro preventive gati 5,5 milionë euro dhe shumë apartamente të blera së fundmi nga persona dhe kompani të ndryshme.

Më datën 22 janar, prokuroria nisi procedimin penal të referuar nga policia për pastrim parash dhe më 23 janar gjykatësi Artan Hajredinaj pranoi vendosjen në sekuestro preventive të llogarive bankare të Pjetër dhe Shqipe Vocit. Në emër të Pjetër Vocit, suedezi Sten Ake Lindholm ka bërë disa transferta bankare, më e madhja me 3,8 milionë euro, duke dhënë shpjegimin se është dhuratë për mikun e tij të dashur.

Prokuroria nuk e ka të qartë se përse janë bërë këto transferta të mëdha, duke dyshuar se përfituesi është vetë suedezi Sten Ake Lindholm, për të cilin i kanë kërkuar informacione shtetit suedez dhe thuhet se përgjigje kanë marrë se zoti Lindholm ka biznese, por nuk tregohen transfertat.

Suedezi tashmë i moshuar është një miliarder pronar i kompanisë “Biltema”, një nga njerëzit më të pasur në Evropë. Në kompaninë e tij punon shqiptarja Adelina Voci, vajza e Pjetër Vocit nga Gjadri. Adelina ka bërë karrierë në nivelet më të larta drejtuese dhe aktualisht është zv/presidente e kompanisë “Biltema”.

Prokuroria po vazhdon hetimet për të kuptuar se si 5,5 milionë euro u bënë dhuratë nga një miliarder nga Suedia për një familje të thjeshtë në Gjadër të Lezhës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edi rama26/01/2019 17:55

    Nuk e kuptoj se cfar i duhet prokurorise shqiptare ne kete mes kur leket vijn na nje banke dhe Mos harrojn qe kalojne ne kontrroll me pare baken qendrore te europes Ca i duhet lketyre.ai qe i ka nis nuk eshte resident ne shqiperi. Ska drejte ti japi prgj shtetit tone. Kto i bon vetem socislistet specialista. Qe dun te katin na i lek. Kot ..

    Shto koment

    Denonco