‘Motra jote më tradhton’, dinamika e vrasjes së 34-vjeçarit, vëllai vret me hekur të dashurin e motrës

‘Motra jote më tradhton’, dinamika e vrasjes së 34-vjeçarit, vëllai vret me hekur të dashurin e motrës

13:46, 26/01/2019
A+ Aa A-

Zbardhet krimi i ndodhur dy netë më parë në Zall Bastar, ku 34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Lidhja me një 20-vjeçare të martuar i kushtoi jetën Arben Gjecit. 34-vjeçari prej disa kohësh kishte një lidhje me një vajzë të martuar dhe çdo gjë u zbulua nga burri dhe vëllai i 20-vjeçares. Mbrëmjen e së enjtes Arben Gjeci është takuar me 20-vjeçaren pranë banesës së familjes Cani në Zall Bastar.

Por vëllai i saj E.Cani dhe burri e kanë ruajtur dhe i kanë gjetur të dy në një kasolle pranë shtëpisë. Ata i ruajtën pasi më herët burri i 20-vjeçares i ishte ankuar kunatit se motra e tij e tradhtonte. Lidhja jashtëmartesore nuk është pranuar nga vëllai i 20-vjeçares, i cili ka marrë një hekur dhe ka qëlluar disa herë në kokë Arben Gjecin.

Pasi e ka qëlluar disa herë në kokë duke e lënë pa ndenja autori e ka marrë dhe ka nxjerrë në rrugë Gjecin. Ngjarja është raportuar si aksidentale, sikur Arben Gjeci ishte rrëzuar nga një lartësi, por 4 plagët në kokë dhe disa dëshmi në fshatin Zall Bastar zbuluan krimin.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, 31-vjeçarin E.Cani. Bashkë me autorin e arrestuar është edhe 20-vjeçarja E.Cani që është shkaktarja e kësaj përplasje, që sipas uniformave ka penguar për të zbardhur ngjarjen. Gjithashtu u arrestua edhe burri i saj pasi përveçse ka fshehur ngjarjen në banesë i është gjetur edhe një sasi kanabisi.

Autori i kësaj ngjarje ka refuzuar të pranojë krimin, duke thënë se nuk e ka vrarë ai Arben Gjecin. Burime nga Policia e Tiranës thanë se kanë dëshmi dhe prova që ka qenë E.Cani personi që vrau Arben Gjecin. Pranë banesës së familjes Cani është gjetur edhe një bluzë e Arben Gjecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco